Aksidenti | Foto: KALLXO.com

Aksident në Hyrje të Prishtinës

Dy makina janë përfshirë në një aksident në hyrje të Prishtinës, afër qendrës tregtare “Albi Mall”.

Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe policia, ndërsa aksidenti ka krijuar kolonë veturash.

Një fotografi nga ky aksident ka ardhur në KALLXO.com nga një qytetar.

Para katër ditësh KALLXO.com shkroi për një aksident tjetër që ndodhi në hyrje të Prishtinës nga drejtimi i Fushë-Koosvës.

Atë ditë një makinë e goditi një këmbësor.

http://kallxo.com/goditet-kembesori-ne-hyrje-te-prishtines-foto/

Në Kosovë për dy vjet e gjysmë 277 persona kanë vdekur në aksidente trafiku.

http://kallxo.com/per-dy-vjet-e-gjysme-277-te-vdekur-ne-aksidente/