Foto-ilustrim

Aksident në Autostradën ’Ibrahim Rugova’

Një person ka pësuar lëndime trupore në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:15 në autostradën Ibrahim Rugova më saktësisht te rrethi afër ETC-së.

“Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Një person ka pësuar lëndime trupore ndërsa autostrada nga Mazgiti deri në Uglar përkohësisht është e bllokuar”, tha Hoxha për KALLXO.com.

Ai shtoi se njësiti për menaxhimin e autostradave po kryen procedurat e nevojshme për hetimin e shkaqeve të aksidentit.