Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Aksident mes tri automjeteve në Ferizaj

Në fshatin Doganaj të komunës së Ferizajt është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Dy prej tyre pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Ndërsa i lënduari tjetër është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.