Pamje nga aksidenti - Foto: KALLXO.com

Aksident mes një Veture dhe një Autobusi në Prishtinë

Një aksident komunikacioni, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një autobus i ri i Trafikut Urban, ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Agim Ramadani”, afër Kuvendit të Kosovës.

Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihet se si një veturë e ka goditur autobusin e Linjës 4 në pjesën e pasme.

Qytetari tregon se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata të automjeteve dhe se kanë mbetur të bllokuar së paku 20 minuta.

KALLXO.com ju sjell fotografitë e dërguara ng qytetari nga vendi i ngjarjes.

Qytetari nuk ka qenë gjendje të tregojë nëse ka pasur të lënduar.