Vetura e aksidentuar sot në Bulqizë - Foto: Rtv21

Aksident me Fatalitet Afër Bulqizës

Drejtuesi i mjetit, Jurgen Dani, 25 vjeç, u dërgua me urgjencë në Spitalin e Bulqizës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra e për pasojë humbi jetën.

Ndërsa dy familjarët me të cilët po udhëtonte, kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë humbja e kontrollit nga lagështia si pasojë e të cilës, mjeti tip golf doli nga rruga duke përfunduar në kanal, përcjell Rtv21.tv.

Ky segment rrugor, pjesë e Rrugës së Arbrit shpesh është bërë shkak për aksidente pasi ka ulje të karrexhates si pasojë e lëvizjes së tokës. /21Media