Foto-ilustrim

Aksident me Fatalitet, Vdes Motoçiklisti

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Gjilan- Ferizaj, në fshatin Budrikë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për KALLXO.com se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.

“Po një aksident ka ndodhur rreth orës 12:00 gjatë ditës së sotme. Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin në fshatin Budrigë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar se shoferi i motoçikletës ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra”, tha Hashani.

Sipas Hashanit, ka edhe persona të lënduar por ende nuk ka raport në lidhje me këtë rast.

Ai shtoi se njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes.