Foto: Ilustrim

Aksident me Fatalitet në Mazgit

Rruga Prishtinë-Vushtrri është bllokuar përkohësisht për shkak të një aksidenti komunikacioni, që ka ndodhur rreth orës 19:00 në Mazgit, në të cilin, sipas Policisë, ka humbur jetën një qytetar.

“Rruga po mbahet e bllokuar përkohësisht deri sa të egzaminohet vendi i ngjarjes”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Sipas Kelanit në aksident janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë tregoi se në këtë aksident ka mbetur i vdekur në vend një qytetar ndërsa pesë persona janë lënduar dhe ata janë dërguar në QKUK.

Policia ende nuk i di shkaqet e këtij aksidenti me fatalitet.