FOTO: ILUSTRIM

Aksident me Fatalitet në Kryeqytet

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Rreth orës 2:00 afër “Menzës së studentëve”, ka ndodhur një aksident në të cilin ka humbur jetën një person dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Në këtë aksidente kanë qenë të përfshira dy vetura.

Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari për shkaktim të aksidentit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të dritës së kuqe të semaforit dhe tejkalim i shpejtësisë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.