Foto-ilustrim

Aksident me Fatalitet Afër Deçanit

Policia njofton për një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur në fshatin Prilep të Deçanit.

Sipas Policisë, vozitësi si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur në rrethojat e një objekti.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:30.