Aksident Edhe në Ferizaj

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Doganaj të Ferizajt.

Sipas Policisë, në këtë aksident përveç dëmeve materiale dëme në njerëz nuk ka pasur.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Basri Shabani.

“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Doganaj të Ferizajt. Përveç dëmeve materiale të një automjeti nuk ka të lënduar në njerëz”, tha Shabani.

Sipas zëvendësdrejtorit të policisë, automjeti në fjalë ka dalë nga rruga dhe është përplasur më një reklamë të një objekti afarist.

Ndërsa, një qytetar e ka raportuar në KALLXO.com këtë aksident. Qytetari ka dërguar fotografi në të cilat shihet se si një një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me reklamat e një pompe benzine.

Ferizaj 002 Ferizaj 003 Ferizaj 004