Korab Sejdiu (Deputet). Foto: Atdhe Mulla

AKR: Nuk Kemi Marrëveshje me PAN-in

Aleanca Kosova e Re nuk do t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma në qeverisje.

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje ndërmjet AKR-së dhe koalicionit PAN.

“Nuk ka marrëveshje. Sipas krejt informatave që kam, ky spekulim është thjesht ‘fake news-i’ i radhës. Nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me këtë, dmth nuk ka marrëveshje me PAN që do të nënshkruhet”, tha Sejdiu për KALLXO.com.

Sot gjatë ditës është raportuar në media se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të nënshkruajë marrëveshje koalicioni me AKR-në e Behgjet Pacollit.

Gjatë ditës ka qarkulluar një foto e ish-shefit të shtabit zgjedhor të AKR-së me kreun e PDK-së.

KALLXO.com ka provuar sot gjatë ditës për të marrë ndonjë përgjigje prej zyrtarëve të AKR-së, por asnjëri prej tyre nuk është përgjigjur.

http://kallxo.com/akr-ja-gojembyllur-per-takimin-mes-thacit-pacollit-e-veselit/

 

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me shumicën e zyrtarëve të lartë të AAK-së, por ata nuk u janë përgjigjur thirrjeve tona.

Arbër Vllahiu i ka thënë KALLXO.com se nuk ka çfarë të thotë për këtë gjë.