AKR-ja Gojëmbyllur për Takimin mes Thaçit Pacollit e Veselit

Një fotografi e cila po qarkullon sot ku shihen së bashku Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi së bashku me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, kreun e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun dhe shefin e shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacolli, ua ka “mbyllur” gojën zyrtarëve të AKR-së.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë sot gjatë ditës me zyrtarë e deputetë të kësaj partie për të kuptuar nëse Rrahim Pacolli është autorizuar nga AKR-ja për të zhvilluar biseda me zyrtarët e PDK-së dhe Presidentin Thaçi, mirëpo kontakti me ta ishte i pamundur.

Disa prej zyrtarëve dhe deputetëve të AKR-së  nuk kanë pranuar të deklarohen duke sugjeruar kontaktin me kreun e Partisë Behgjet Pacollin.

Por as Pacolli nuk ishte i qasshëm në telefon dhe nuk iu përgjigj interesimit të KALLXO.com për takimin nëpërmjet mesazheve telefonike.

thënë që të kontaktojmë me kreun e partisë.

Aleanca Kosova e Re në zgjedhjet e 11 qershorit garoi së bashku me LDK-në e Alternativën. Këto tri subjekte fituan 29 deputetë, katër nga të cilët të AKR-së.

AKR-ja do të përfaqësohet në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit nga kryetari Behgjet Pacolli , por edhe nga Korab Sejdiu, Labinot Tahiri e Islam Pacolli.

Disa ditë më parë, deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu i kishte thënë KALLXO.com se në asnjë rrethanë nuk do të votonte për qeverinë e PAN-it.

Ardian Arifaj, këshilltari i Presidentit Thaçi tha dje për RTK-në se Thaçi ka ftuar takim konsultativ të subjekteve politike të hënën, në të cilin do të diskutohet për datën e seancës konstituive të Kuvendit.

PDK-ja e AKR-ja në vitin 2011 patën nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje. Këtë marrëveshje atëherë e kishin nënshkruar krerët e të dy partive Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli.