Foto: Atdhe Mulla

AKR e LDK Bashkë për Balotazhin e Mitrovicës

Agim Bahtiri, kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës njoftoi në Facebook se ka arritur marrëveshje koalicioni për përkrahjen e tij në balotazh me nëntë nëndegë të LDK-së në Mitrovicë.

“Unë kam thënë se gjithmonë do të jem me LDK-në e Ibrahim Rugovës dhe kjo u vërtetua edhe sonte. Pres që së shpejti të na bashkohen edhe nëndegë të tjera” ka shkruar Bahtiri në postimin e tij.

Sipas Bahtirit, marrëveshja është arritur me nëndegët e LDK-së “Ilirida”, “Bairi”, “Ura e Gjakut”, “2 Korriku”, Kçiqi, Tuneli i Parë, Zasella, Koshtova, Rashani, Mazhiqi, Tërstena dhe Bajgora.

Bahtiri në balotazhin e 19 tetorit garon kundër Valdete Idrizit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Bahtiri në balotazhin e 19 nëntorit garën e nis nga pozita e dytë me 8393 vota, ose 27,11 për qind të tyre, ndërsa Valdete Idrizi e PDK-së në raundin e parë të zgjedhjeve lokale fitoi 9119 vota, ose 29,45 për qind të tyre.