Petrit Selimi | Foto: KALLXO.com

AKK: Petrit Selimi jo me Dy Funksione

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë me dije se Selimi ose duhet të vazhdojë të jetë zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ose koordinator kombëtar në Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Për AKK-në mbajtja e këtyre dy pozitave paraqet konflikt interesi.

“Andaj, bazuar në këto dispozita, këto dy funksione nuk mund të ushtrohen njëkohësisht për shkak se ekziston konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik. Prandaj, që t’i shmangeni kësaj situate, rekomandohet që të zgjidhni vetëm njërin prej këtyre funksioneve”, thuhet në arsyetimin e AKK-së.

Kryeministri Mustafa me një vendim tëveçantë në mbledhjen e 88-të të Qeverisë e kishte emëruar zëvendësministrin e Punëve të Jashtme në krye të Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit në pozitën e Koordinatorit Kombëtar.

Por AKK-ja thotë se pozita e zëvendësministrit hyn në kuadër të posteve të zyrtarëve të lartë publikë që kanë për obligim të parandalojnë konfliktin e interesit.

Petrit Selimi vetë kishte kërkuar opinion nga Agjencia Kundër Korrupsion se a ndodhet në konflikt interesi nëse ushtron këto dy pozita.

KALLXO.com në lidhje me konstatimin e AKK-së se Selimi ndodhet në konflikt intresi, e kontaktoi edhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, por ai ishte i paqasshëm.

Në fillim të qershorit kur Selimi u vu në krye të Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Gazeta Jeta në Kosovë shkroi se  ky emërim vë në pikëpetje marrjn e fondeve pesëvjeçare nga Agjencia Qeveritare Amerikane Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Isa Mustafa, Post Publik Drejtorit të Biznesit Ku Është Aksionar

Kosova në dhjetor të 2015-ës u zgjodh nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, njëri nga vendet që o të përfitojë nga fondet e organizatës.

01_AKK_PetritSelimi

02_AKK_PetritSelimi