Vendimi i AKK-së

AKK: Mund të Duket Konflikt, por nuk Është

Në arsyetimin e vendimit AKK-ja ka thënë se rasti konkret për dikë mund të duket si konflikt interesi, por nuk kishte prova të mjaftueshme për t’u konstatuar kjo.

“Prandaj nuk ka prova të mjaftueshme për t’u vërtetuar dyshimi për konflikt interesi. Në fakt për dikë mund të jetë vetëm konflikt në dukje i interesit, por jo konflikt faktik” thuhet në fund të vendimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Agjencia Kundër Korrupsion më 13 maj mori vendim për Shefqet Rexhën duke mbyllur hetimet ndaj tij për konflikt të mundshëm interesi në ushtrimin e funksionit të tij publik.

Rasti ndaj Rexhës ishte hapur kur AKK-ja kishte pranuar një informatë se në Komunën e Kamenicës ka pasur konflikt interesi në lidhje me punësimin e Filloreta Rexhës si sekretare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë.

Dyshimi për konflikt interesi është paraqitur pasi Filoreta Rexha ishte bashkëshorte e Shefqet Rexhës i cili në kohën kur ajo u pranua në punë ishte udhëheqës i personelit në Komunën e Kamenicës.

Në arsyetimin e vendimit të AKK-së po ashtu thuhet se AKK-ja kishte caktuar takim me Avdi Hodën, menaxherin e Zyrës Ligjore në Komunën e Kamenicës, ai njëherësh ishte edhe kryetar i komisionit të pranimit të punëtorëve.

Sipas vendimit të AKK-së nga biseda me Hodën si dhe nga shkresat e lëndës AKK ka konstatuar se vendimin për hapjen e vendit të punës dhe për formimin e komisionit për vlerësimin e kandidatëve e merr Kryetari i Komunës.

AKK po ashtu konstaton se Shefqet Rexha nuk ka qenë as pjesë e komisionit të vlerësimit dhe as nuk ka pasur rol aktiv në atë aktivitet.

Sipas vendimit, AKK-ja ajo mund ta rihapë rastin nëse paraqiten rrethana të reja.

Agjencia