Akademia e Kosovës për Siguri Publike. Foto: Kallxo.com

Akademia për Siguri Publike akreditohet ndërkombëtarisht

Akademia e Kosovës për Siguri Publike është akredituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (IADLEST).

Në njoftimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike thuhet se ekspert vlerësues nga ky Asociacion kanë qëndruar për një javë në Akademi për të mbledhur fakte për kushtet dhe trajnimet të cilat mbahen në Akademi.

Kjo është hera e parë që Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (IADLEST), bën vlerësim dhe akreditim ndërkombëtar jashtë SHBA-ve.

“Akademia e Kosovës për Siguri Publike është institucioni i parë në regjion dhe më gjerë me status të Institucionit me Akreditim Ndërkombëtarë” thuhet në njoftimin e Akademisë.

KALLXO.com ka shkruar për akreditimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

http://kallxo.com/video-akreditohet-akademia-e-kosoves-per-siguri-publike/