Kingsley Aikins - Foto: KALLXO.com

Aikins: Diaspora është baras me vende të punës

Themeluesi i “Diaspora Matters”, Kingsley Aikins, në hapje të konferencës “Diaspora Flet” ka folur për rolin e diasporës në shoqëri dhe në vendet e origjinës.

Në një fjalim të mbajtur në këtë konferencë, Aikins, i cili vjen nga Republika e Irlandës, ka përmendur shembuj të ndryshëm të rrjetëzimit – pra të lidhjes së diasporës.

Ai tha se Izraeli ka prirë në rrjetëzim.

“300 mijë njerëz kanë qenë të përfshirë në këtë rrjet të Izraelit. Këtë e ka financuar vetëm një familje”, tha ai.

Po ashtu, Kingsley Aikins përmendi rastin e Kinës, e cila, sipas tij, gjithmonë është mbështetur në diasporën e vet.

“Duhet t’i marrim praktikat e mira”, theksoi ai, duke përmendur rastin e Indisë, e cila, sipas tij, 15 vjet më parë nuk ka pasur strategji për diasporën.

“Diaspora e urrente Indinë dhe India e urrente diasporën. Dhe çfarë ndodhi më vonë. Kryeministri bëri një reformë serioze. Filluan konferenca vjetore, filluan një program për të rinjtë, ata filluan të ndërtojnë një hinduizëm global. Grupi më i rëndësishëm janë hindutë, Google udhëhiqet nga hindutë, Microsoft udhëhiqet nga hindutë, Pepsi udhëhiqet nga hindutë. Këta njerëz janë në pozita me rëndësi”, potencoi ai.

“Filantropia është shumë e rëndësishme. Diaspora është burim i parave, njohurisë dhe informacionit. Ju e keni kapitalin por ky kapital duhet të konvertohet. Diaspora është baras me vende të punës”, tha Kingsley Aikins.

KALLXO.com po e transmeton LIVE konferencën “Diaspora Flet”.