Shpend Ahmeti me banorë të lagjes "Kalabria" - Foto: VV

Ahmeti: ‘Kalabria’ do të Ketë Linjë të Transportit Publik, Shkollë, Çerdhe...

Në një tubim zgjedhor, kryetari i Prishtinës dhe kandidat për t’u rizgjedhur, Shpend Ahmeti, ka premtuar para banorëve të lagjes “Kalabria” linjë të transportit publik, transport të rregulluar brenda lagjes e hapësirë për parkingje.

“Prioritetet e lagjes i kemi marrë nga vetë ju si banorë. Shkolla e re, çerdhja e re, zgjerimi i rrjetit të ndriçimit, hapja e rrugës për lagjen “Qëndresa”, janë vetëm disa prej projekteve që do të realizohen gjatë katër viteve të ardhshme në lagjen tuaj”, tha kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë tubim të pranishëm ishin edhe kandidatët për Kuvendin Komunal dhe kryetari i Qenrës së VV-së në Prishtinë, Ylli Hoxha.