Ahmet Isufi - Foto: KALLXO.com

Ahmeti Isufi: AAK e Voton Nesër Projektligjin për Demarkacionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta votojë nesër Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Kështu bëri të ditur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit zyrtari i kësaj partie, Ahmet Isufi.

“Tani jemi në një seancë që do të ndryshohet gjendja dhe do të ratifikohet kjo Marrëveshje që përcakton vijën e drejtë kufitare”, tha Isufi.

Votat, shtoi ai, do të shihen nesër në Kuvend “ngase jemi në komunikim me të gjithë deputetët”.

“Do të kalojë si marrëveshje që korrigjon gabimet e Komisionit të Mehës. Ligji i ka 4 pika, që thuhet bëhet rishikimi dhe korrigjimi. Kemi të bëjmë me një aneks-marrëveshje të re”, theksoi Ahmet isufi.

“Ne këtë Marrëveshje të re e votojmë, se bëhet rishikimi dhe korrigjimi i vijës kufitare”, theksoi ai