Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit

Ahmeti Emëron 11 Burra e Dy Gra në Qeverinë Komunale

Komuna e Lipjanit, ka emëruar drejtorët e rinj. Nga 13 drejtori që ka kjo komunë dy nga to udhëhiqen nga drejtoresha gra.

Lipjani edhe ketë mandat udhëhiqet nga Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili e ka fituar garën në raundin e parë të zgjedhjeve.

Krahasuar me mandatin e kaluar, që nuk ka pas asnjë drejtoreshë, tani Drejtorinë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e udhëheq Emina Rexhiq nga LDK  dhe Drejtorinë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale e udhëheq Vlora Limani –Hajnuni poashtu nga LDK.

Këto dy drejtori mandatin e kaluar janë udhëhequr nga Ilir Tasholi dhe Avdullah Fazliu.

Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural është emëruar Shefqet Amrllahu nga AKR, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport është emëruar Bekim Shabani nga AKR, ndërsa për Gjeodezi dhe Kadastër është emëruar Sefer Tasholli nga LDK.

Kryetari Ahmeti ka emëruar edhe emra të mandatit të kaluar por ua ka ndërruar vetëm sektorin.

Drejtor për Administratë është zgjedhur Avni Olluri nga LDK. Olluri mandarin e kaluar kishte në udhëheqje drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër.

Drejtor për Shërbime Publike është emëruar Ilir Tasholli nga LDK. Tasholli, kishte udhëhequr mandatin e kaluar drejtorinë e Urbanizmit.

Drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim është përzgjedhur Shkelzen Hajdini nga LDK-ja. Hajdini e kishte udhëhequr mandatin e kaluar drejtorinë për Buxhet dhe Financa.

Drejtor për Buxhet dhe Financa është emëruar Latif Ramadani nga LDK-ja. Ramadani mandatin e kaluar ishte drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim.

Ndërsa, drejtorët që gëzojnë drejtoritë e njëjta janë Rasim Hasani, nga LDK-ja që e udhëheq drejtorinë e Arsimit; Imer Rrustemi nga LDK-ja, drejtor i Inspektoratit; Adem Duriqi nga LDK, drejtor i Prokurimit; dhe Nazim Gashi nga PD, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim.