Ahmet Isufi | Foto: KALLXO.com

Ahmet Isufi nuk Flet Rreth Deklaratave të Delawie-s për Specialen

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi që foli pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nuk komentoi deklaratën e sotme të ambasadorit amerikan Greg Delawie.

Delawie tha sot se deputetët që nënshkruan nismën për shfuqizimin e ligjit me të cilin u themelua Gjykata Speciale do të kenë pasoja.

Isufi tha para gazetarëve se nuk e komenton këtë deklaratë, ndërsa tregoi se grupi parlamentar i AAK-së nuk e ka ndryshuar qëndrimin që kishte edh në legjislaturën e kaluar rreth kësaj gjykate.

Isufit nuk i pëlqeu dështimi i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për mungesë kuorumi.

“Sot mungoi një pjesë e anëtarëve të kryesisë që tregon për papërgjegjësinë e nënkryetarëve që duhet të jenë prezentë më mbledhjet e kryesisë”, tha Isufi.

Ai foli edhe për ndërprerjen e dialogut në Bruksel nga ana e Serbisë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit dje në Mitrovicës Veriore

“Serbia gjithmonë ka bë obstruksione.nuk është e para herë që ndërpret dialogun. Prandaj është një mënyrë e sjelljes së shtetit serb”, tha Isufi.