AGK: Sulm për të Frikësuar Gazetarët

“Sulme të tilla kanë për qëllim ushtrimin e presionit dhe frikës mbi gazetarët, por institucionet e sigurisë nuk duhet që ta lejojnë një gjë të tillë,” thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja në reagim i gëzohet faktit që nga ky sulm nuk kanë pësuar gazetarët.

“Nga sulmi kanë mundur të pësojnë kolegët gazetarë, disa prej të cilëve në kohën e shpërthimit kanë qenë në vendin e tyre të punës. Fatmirësisht askush nuk ka pësuar nga ky sulm,” vazhdon reagimi.

AGK-ja i kërkon policisë të gjejë autorët e këtij sulmi.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin me bombë dore ndaj Radio-Televizionit të Kosovës. Ne kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera që ta hetojnë me urgjencë këtë rast në mënyrë që të gjenden autorët,” përfundon reagimi.