Pamje nga takimi i sotëm konsultues - Foto: KALLXO.com

Adem Mikullovci e Sfidon Enver Hoxhajn me Fjalët e PAN-it

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, kërkoi nga koalicioni PDK-AAK-NISMA që t’i përmbahen atyre që kishin thënë javën e kaluar.

Në takimin konsultativ që po mbahet në ndërtesën e Kuvendit, Hoxhaj kërkoi nga Mikullovci që të mos thërrasë seancë pa pajtimin e koalicionit PDK-AAK-NISMA ndërsa propozoi që vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të mbahet të enjten e ardhshme.

“Kërkoj të mos organizoni më seanca siç janë organizuar deri më tash. Të enjten e ardhshme të mbajmë seancën dhe të dalim me kandidatin tonë dhe brenda një afati të shkurtë edhe z. Haradinaj të dalë si kandidat për kryeministër”, tha Hoxhaj.

“Krahas shpejtësisë, për neve është edhe cilësia e institucioneve”, u shtoi Enver Hoxhaj i PDK-së.

Por Adem Mikullovci ia rikujtoi Enver Hoxhajt ato që kolaicioni PAN kishte deklaruar vetë në takimin konsultativ të javës së kaluar.

“Takimin e kaluar kërkuat që seancën ta caktojmë më 17 a 18 gusht. Primare e kemi ta zgjedhim sa më parë kryetarin e Kuvendit”, tha Mikullovci.