Adem Demaçi - Foto: Facebook

Adem Demaçi Bën Shqiponjën me Duar

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi është kujdesur t’i përshëndesë miqtë e tij në një mënyrë të veçantë.

Djali i tij, Shqiptar Demaçi, ka publikuar një foto ku babai i tij ka pozuar duke bërë shqiponjën me duar, një gjest që simbolizon identitetin shqiptar.

“Pershendetje per te gjithe miqte e fcb me kete foto (autor foto “Canon” – Lada)”, ka shkruar Shqiptari në “Facebook”.

Adem Demaçi është personaliteti që ka vuajtur dënimin më të gjatë në burgjet e ish-Jugosllavisë, i dënuar nga regjimi pushtues për veprimtarinë e tij atdhetare shqiptare.

Ai dje ka mbushur 82 vjet.

Në shënim të 82 vjetorit të lindjes së  Adem Demaçit, në Prishtinë dje u promovuan dy libra nga Selatin Novosella.

Libri “Demaçi njeri i lavdisë” përmban 299 mendime të zgjedhura për Adem Demaçin përderisa libri “Viti i Adem Demaçit” është kronologji e aktiviteteve të zhvilluara gjatë vitit 2016 në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në diasporë, me rastin e shënimit të 80 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit. /21Media