Një qytetar duke votuar - Foto: Atdhe Mulla

Abelard Tahiri: ‘Tren Bullgar’ në Mitrovicën e Jugut

Ndonëse konstatoi mbarëvajtje të procesit të votimit, zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se fenomeni i “trenit bullgar” është i pranishëm në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Në një konferencë për media, Tahiri (i cili është ministër i Drejtësisë) tha se “treni bullgar” është fenomen shqetësues në Mitrovicë.

Për këtë, ai akuzoi “ata që po humbin” në këtë komunë.

Fenomeni famëkeq siç tha ai, ka ardhur nga mungesa e 6 fletëvotimeve e cila, sipas tij është evidentuar në Mitrovicë.