Aktivistët e VV-së në gjykatë për sulmin në Kuvend | Foto: KALLXO.com

Abdurrahim Islami Vazhdon Ndjekjen për Aktivistët e VV-së

Abdurrahim Islami dhe Prokuroria Speciale do të vazhdojnë ta përfaqësojnë aktakuzën ndaj katër aktivistëve të “Vetëvendosjes” të akuzuar për sulmin në Kuvend, edhe pse përjashtimi i tyre ishte kërkuar nga avokati Ramiz Krasniqi.

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi e ka refuzuar kërkesën e Krasniqit për përjashtim të Prokurorisë Speciale dhe prokurorit Abdurrahim Islami, merr vesh KALLXO.com.

Ramiz Krasniqi që është avokat i Atdhe Arifit, njërit nga katër të akuzuarit për sulmin e 4 gushtit 2016 në ndërtesën e Kuvendit, përjashtimin e Islamit dhe prokurorisë e kërkoi me arsyetimin se dyshon në paanshmërinë e prokurorit dhe prokurorisë.

Pas kërkesës së avokatit Krasniqi, ishte ndërprerë seanca e 25 janarit 2017.

http://kallxo.com/kerkohet-perjashtimi-prokurorise-nga-gjykimi-per-sulmin-ne-kuvend/

Seanca e radhës e gjykimit të Atdhe Arifit, Egzon Halitit, Adea Batushës e Frashër Krasniqit është caktuar më 16 shkurt.

Këta aktivistë të “Vetëvendosjes”, bashkë me Petrit Ademin Astrit Deharin që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016 u arrestuan më 30 gusht të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/publikohen-emrat-e-te-arrestuarve-per-bomben-ne-kuvend/

Aktakuza ndaj aktivistëve të “Vetëvendosjes”  u ngrit më 29 dhjetor të vitit që shkoi, por hetimet pushuan ndaj Petrit Ademit për mungesë provash dhe Astrit Deharit për shkak të vdekjes së tij.

http://kallxo.com/aktakuze-per-terrorizem-ndaj-aktivisteve-te-vetevendosjes/