Mahmoud Abbas - Foto: Rtv21

Abbas: Kryeqyteti Ynë i Përjetshëm Është Jerusalemi

Lideri palestinez Mahmoud Abbas deklaroi sot se presidenti amerikan Donald Trump duhet të turpërohet për shkak të mënyrës se si sillet ndaj përpjekjeve për zgjidhjen paqësore në Lindjen e Afërt.

Ai në takimin e këshillit qendror të Organizatës Çlirimtare të Palestinës kritikoi Trump dhe politikën e tij ndaj palestinezëve, duke përfshirë edhe njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

“Kryeqyteti ynë i përjetshëm është Jerusalemi dhe ne nuk do pranojmë ofertën për të bërë Abu Dis për kryeqytet të Palestinës në vend të qytetit të Jerusalemit”, tha ai. /21Media