Ardian Gjini në Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

AAK Rikthen Gjakovën

Ardian Gjini i AAK-së është zgjedhur kryetar i komunës së Gjakovës, sipas shifrave të dhëna nga Demokracia në veprim.

Sipas DnV-së, Ardian Gjini ka marrë 52.93 të votave kundër Mimoza Kusarit që ka marrë 47.07 përqind.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të 22 tetorit, Ardian Gjini i AAK-së kishte dal i pari me  39,88% të vorave, ndërsa Mimoza Kusari – Lila e Alternativës kishte dal e dyta me 32,10%.

Kjo e fundit para balotazhit ka hyrë në koalicion me VV-në , LDK-në si dhe ish-partinë e saj AKR-në. Ndërsa Gjini ka bërë koalicion zyrtar me Partinë Shqiptare Demokristiane.

Këto janë rezultatet preliminare të koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Veprim.