Ramush Haradinaj dhe kandidatja për kryetare të Drenasit, Arta Ahmeti – Xhylani - Foto: Facebook

AAK Nominon një Grua për Kryetare Komune

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë publikë emrat e kandidatëve për kryetarë të disa komunave.

Në mesin e të nominuarve nga AAK është edhe Arta Ahmeti – Xhylani, e cila në zgjedhjet e 22 tetorit do të garojë për kryetare të Komunës së Drenasit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar edhe kandidatët për kryetar të Malishevës, Kajtaz Gashin, të Fushë-Kosovës, Ahmet Grajqevcin, të Vushtrrisë Lutfi Bilallin, Mitrovicës Esat Pecin dhe të Podujevës Fatmir Humollin.