AAK: Mimoza Kusari po Shpërndan ‘Ndihma’ në Këmbim të Votave

Dega e AAK-së në Gjakovë ka akuzuar kandidaten e Alternativës për kryetare të Komunës, Mimoza Kusari-Lilën, se me ndërmjetësimin e disa personave që janë të njohur për organet e rendit në Gjakovë, në këmbim të votave po i shpërndajnë ndihma komunitetit RAE.

“Si dëshmi kemi mbi 160 kopje të dokumenteve identifikuese të personave që kanë marr dhe po marrin ndihma në këmbim të votës”, thekson në reagim dega e AAK-së, kandidati i të cilës, Ardian Gjini, është në garën për të parin e Gjakovës në balotazhin e së dielës.

“Dokumentet identifikuese u janë marrë për ti frikësuar votuesit dhe për të vërtetuar votën me 19 nëntor”, theksoi AAK në një komunikatë.

KALLXO.com raportoi se në Gjakovë janë arrestuar dy persona (emrat e njohur për redaksinë) nën dyshimin se po shpërndajnë ndihma ushqimore në këmbim të votave.

http://kallxo.com/dy-te-arrestuar-ne-gjakove-dyshohet-se-shperndanin-ushqim-per-vota/

Në garë për kryetar të Komunës së Gjakovës në balotazhin e së dielës janë Ardian Gjini (AAK) dhe Mimoza Kusari- Lila (Alternativa).