Ramush Haradinaj e Kadri Veseli. Foto: Facebook

AAK Fiton Një Deputet, në Dëm të PDK-së

Fitorja e PDK-së në Ferizaj me Agim Aliun nxit një zinxhir dorëheqjesh dhe emërimesh, që shkojnë në dëm të kësaj partie.

Partia Demokratike e Kosovës po konsiderohet si një nga humbëset më të mëdha në zgjedhjet lokale për shkak se nga 38 komuna të vendit tani udhëheq vetëm pesë prej tyre.

Më 19 nëntor u mbajtën zgjedhjet e raundit të dytë për zgjedhjet lokale në 19 komuna.

Duke marrë rezultatet e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit dhe ato preliminare të zgjedhjeve së mbrëmshme, PDK në total fitoi pesë komuna.

Partia që është pjesë e qeverisë qendrore arriti të marrë drejtimin e  Komunës së Drenasit, Dragashit, Kacanikut, Shtimes dhe Ferizajt.

Fitorja në Ferizaj për PDK-në ishte e ëmbël dhe e hidhur, meqënese shënoi kthesë në rezultat por e la PDK-në me një deputet më pak në Kuvendin e Kosovës.

Agim Aliu, kandidat i PDK-së që fitoi Komunën e Ferzajit, ishte bërë deputet më 11 qershor me 13 mijë 868 vota.

Kur Aliu ta marrë mandatin e kryetari të komunës, atij do t’i duhet të japë dorëheqje nga pozita e deputetit dhe t’ia lë radhën deputetit më të votuar mbrapa në listë të koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Përfituesi i kësaj lëvizjeje do të jetë Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i cili në zgjedhjet parlamentare në kuadër të koaliconit PAN mori 8,982 vota dhe gjendet i pari në listën e pritjes së këtij koalicioni.

Mv këtë ndryshim, PDK do të zbresë në 23 deputetë në Kuvend, ndërsa AAK do t’i ketë 10 ulëse.

Zinxhiri nuk mbaron këtu, meqënese Nitaj është emëruar Zëvendësministër i Arsimit në qeverinë Haradinaj, i cili si duhet do të detyrohet të bëjë edhe një emërim tjetër nga 60 e më shumë sosh, për ta mbuluar pozitën vakante.