AAK e NISMA flasin për platformën e Kadri Veselit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka propozuar një platformë politike për bashkimin e spektrit politik në Kosovë rreth pesë temave me interes nacional.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar partia Nisma për Kosovë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar i kësaj partie, Jakup Krasniqi ka deklaruar për rtv21.tv se Nisma ende nuk ka biseduar për këtë çështje.

”Së shpejti do e kemi qëndrimin”, është shprehur Krasniqi për rtv21.tv.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbështetur këtë platformën e Veselit. Deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj për rtv21.tv është shprehur se të gjitha çështjet që janë përfshirë në propozimet e Veselit janë çështje që nuk i përkasin vetëm shumicës parlamentare apo qeverisë.

”Këto janë tema të interesit nacional ku konsensusi është i domosdoshëm. Sikur të ishte zbatuar një standard i tillë ne legjislaturat e mëparshme, gjendja do të ishte ndryshe. Është krejt e parëndësishme se e kujt është nisma, mjafton që ajo të jetë e duhura. Ne e mirëpresim dhe e përfaqësojmë një ide të tillë” është shprehur Nitaj, duke shtuar se ajo ka qenë edhe kërkesa e tyre e vazhdueshme.