A e përkrahni idenë e opozitës për zgjedhje të parakohshme?

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të reja.

Të dyja këto parti që janë pjesë e opozitës po “lobojnë” që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Sot në ora 11:00, Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar partitë politike në tryezë për të diskutuar edhe mbi zgjedhjet e reja. Madje Vetëvendosje ka vendosur ta quaj këtë tryezë “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”.

Këto takime të parët i nisën LDK-ja, pastaj organizimin e tyre e vazhduan partitë tjera.

Ende pa u bërë një vit prej që janë mbajtur zgjedhjet e fundit, partitë opozitare kanë filluar të kërkojnë zgjedhje të reja.

Zgjedhjet e fundit u mbajtën në Qershor të vitit të kaluar ku u fituan prej koalicionit PAN (PDK, AAK e Nisma), të cilët  po qeverisin me vendin.