Aksident i mëhershëm komunikacioni - Foto: Arkiva/KALLXO

9 të Lënduar në Aksidentin në Suharekë

Nëntë persona kanë pësuar lëndime në një aksident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:45 në Suharekë.

Sipas Policisë, një shofer duke lëvizur me veturën e tij, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur automjetin tjetër.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona, gjashtë meshkuj dhe tri femra dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.