Fushata pë pushtimin e majave tjera | Uta Ibrahimi

9 Mijë Euro Mblidhen për Ekspeditën në Himalaje

Kampanja për mbledhje të fondeve për pushtimin e 14 majave të Himalayave nga alpinistja Uta Ibrahimi përmes platformës Kosova Ideas, ka arritur fundin.

Shuma e arritur nga kjo iniciativë është rreth 9 mije euro, dhe do të mbulojë një pjesë të shpenzimeve të ekspeditës për pushtimin e majës Locte dhe Kanchenjunga që fillon në prill të këtij viti dhe mbaron në qershor.

Gruaja e parë shqiptare që u ngjit në majën më të lartë në botë , Everestin Uta Ibrahimi tha se po ndihet e motivuar për këtë udhëtim.

“Bota ka nevojë të njihet me malet tona, me dashurinë tonë për natyrën, kjo është arsyeja pse unë dua të ngjisë me sukses edhe 12 majat e mbetura në Himalaye. Si alpiniste grua dua të ngre vetëdijen edhe për çështjet gjinore në shoqërinë tonë. Po, është e mundshme që një grua shqiptare të ngjitet në Mont Everest, majën më të lartë të botës. Dua të motivoj sa më shumë vajza që të arrijnë të ngjiten në male dhe maja. Dua të sjell shpresë, t’i frymëzoj njerëzit për t’i pushtuar majat e tyre, pavarësisht se çfarë sfidash personale mund të kenë.”, tha Ibrahimi.

Me moton “Për popullin tim, malet e mia” Uta falenderoi të gjithë 103 donatorët si dhe platformën Kosova Ideas

Projekti për pushtimin e 14 Majave në Himalaye ka filluar muaj me parë dhe do të përfundojë në vitin 2023 ateherë kur alpinistja Ibrahimi do të tentojë majën e 14-të.