Nënshkrimi i marrëveshjes mes komunës së Kamenicës dhe MAPL-së, Foto: Facebook/Qëndron Kastrati

85 mijë euro donacion nga MAPL për hapësirat rekreative në shkollat e Kamenicës

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Beqir Fejzullahu, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit “Rregullimin e hapësirave rekreative dhe sportive të shkollave në disa nga fshatrat e Kamenicës”.

Për këtë projekt MAPL ka ndarë 85 mijë euro ndërsa komuna e Kamenicës do të participojë me 2 mijë euro.

Kryetari Kastrati ka falënderuar Ministrinë në emër të gjithë qytetarëve të Kamenicës.

“Hapësirat sportive e rekreative janë të pazëvendësueshme në edukimin dhe socializimin e fëmijëve. Projekte të tilla do të përgatiten vazhdimisht nga zyrtarët e komunës së Kamenicës me qëllimin e tërheqjes së sa më shumë fondeve të tilla të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme duke marrë parasysh buxhetin shumë të vogël të komunës”, thuhet në njoftimin e kKomunës së Kamenicës.