Gjykimi për shmangie nga tatimi | Foto: KALLXO.com

84 Pyetjet e Tahir Rrecajt në Gjykimin për Dëmin 4 Milionësh

Në gjykimin e nëntë personave për dëmin 4 milionësh të shkaktuar buxhetit të Kosovës nga shmangia e tatimit, avokati Tahir Rrecaj tha se ka 84 pyetje për dëshmitarin Besim Haziri.

Besim Haziri, si hetues tatimor i ATK-së  nisi dëshminë e tij , ndërsa gjatë saj dotë përqendrohet te raporti i kontrollit i hartuar prej tij.

Ndonëse Rrecaj filloi me marrjen në pyetje të dëshmitarit, për shkak të kohës, shumica e pyetjeve mbetën për seancën e radhës.

Avokati Rrecaj pyeti dëshmitarin se si e vlerësoi faktin se faturat e lëshuara janë fatura fiktive, Haziri u përgjigj me arsyetimin se “nuk kanë pasur mbulesë malli”.

Më tutje, Haziri theksoi se kur kishte shkuar për të vërtetuar shitjen dhe blerjet fiktive se a kanë ndodhur nga bizneset në fjalë, tha se aty ka rezultuar se ka shmangie nga tatimi, njëjtë siç është cekur edhe në raport.

Ndërkaq, avokati Emrush Kastrati, mbrojtësi i të akuzuarit Samir Sinanaj, kërkoi nga Haziri që t’i tregojë trupit gjykues se si i interpreton konkludimet e arritura për dëmin të cilin supozohet se e kanë shkaktuar të akuzuarit.

Në këtë pyetje, dëshmitari Haziri u përgjigj vetëm me fjalët se “buxheti i Kosovës është dëmtuar për shkak të lëshimit të faturave fiktive tek bizneset e treta të cilat edhe kanë përfituar”.

Sipas aktakuzës, Blerim, Skender dhe Fatmir Sinani, Isa Dërguti, Samir Sinanaj, Sabit e Ramadan Sogojeva, Enver Hasani dhe Mentor Emini, duke duke funksionuar si grup i organizuar në periudhën kohore 2010-2014, me qëllim që vetes t’i sjellin pasurim të drejtpërdrejtë financiar, i kanë regjistruar bizneset e tyre, disa prej tyre fiktive.

Aktakuza sqaron se për t’iu shmangur pagesës së tatimit të akuzuarit kanë lëshuar fatura fiktive dhe ua kanë mundësuar edhe bizneseve të tjera shmangien nga tatimi.

Në bazë të aktakuzës, disa nga bizneset të cilave u janë lëshuar faturat fiktive nga të akuzuarit në fjalë janë: “Konto-Web” me pronar të akuzuarin Isa Duguti, “O and M” me pronar të akuzuarin Mentor Emini, “Banana” me pronar Enver Hasanin, “Qami” shpk, “Crem-com”, “KAF-Group”, “Trade-KS” shpk, “Adi”, “Blera”, “AMT-Group”, “Jehona”, “Uniqa Group Austria”, ”Ariani”, “Lesa” e shumë kompani të tjera.

Të akuzuarit e këtij procesi për krim të organizuar në lidhje me dokumente të rreme për tatimin qenë deklaruar të pafajshëm në qershor 2006.

http://kallxo.com/ndihen-te-pafajshem-te-akuzuarit-per-shmangie-nga-tatimi/

Seanca e radhës do të vazhdojë me pyetjet e Rrecajt për dëshmitarin Gashi në muajin prill.

Nëntorin dhe dhjetorin e vitit të kaluar në Emisionin “Jeta në Kosovë” u shfaq hulumtimi në tri vazhdime për një vjedhje të organizuar tatimore që ishte bërë nëpërmjët shmangies nga tatimi me anë të firmave fantome.

Këtë skandal e kishte raportuar në KALLXO.com kallxuesi Murat Mehmeti, hetues në Administratën Tatimore të Kosovës.

Vjedhja e Organizuar Tatimore

Vjedhja e Organizuar Tatimore 2

Vjedhja e Organizuar Tatimore 3