70 Vjeçarja Gjendet e Vdekur në Oborrin e Shtëpisë

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur gjatë ditës së sotme  në mesditë në Mitrovicë.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe ekipi mjekësor nga i cili është konstatuar vdekja e të moshuarës.

Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

Policia njofton se pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit publik trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.