Pamje të një aksidenti të mëhershëm - Foto: KALLXO.com

7 të Arrestuar për Inskenim të Aksidenteve të Trafikut

Për shkak se të njëjtit me qëllim të përfitimit pasuror për dëmet materiale dhe jomateriale nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë me vetura kanë inskenuar aksidentet të trafikut, thuhet në një njoftim të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Gjithashtu, Prokuroria njofton se sipas shënimeve të nxjerra nga Sistemi Informativ i Policisë së Kosovës (SIPK), dhe nga analiza e lëndëve, personat e lartcekur janë të përfshirë në mbi tetëdhjetë aksidente rrugore, për periudhë kohore 2013-2017, kryesisht në Prishtinë, Fushë-Kosovë, në rajonin Gjilanit, Ferizajt dhe Vitisë.

Prokuroria është duke i vazhduar hetimet edhe për disa persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këto raste si dhe varësisht nga hetimet mund të ketë arrestime të tjera.

Të arrestuarit gjenden në ndalim për dyzetetetë orë.