Foto Ilustruese Aksident trafiku (Arkiva) - Foto: KALLXO.com

7 Persona Kanë Vdekur në 1,000 Aksidente në Janar

Rreth 1,000 aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë muajit të parë të vitit 2018.

Kjo sipas njohësve të komunikacionit rrugor tregon që siguria rrugore në Kosovë ende nuk është në nivelin e duhur dhe se duhet një sensibilizim i të gjithë faktorëve relevantë me qëllim që siguria në rrugë të jetë në nivel më të kënaqshëm.

“Nëse flasim deri në këtë periudhë për numrin e aksidenteve në këtë fillim të vitit apo në muajin janar, rreth 1,000 aksidente kanë ndodhur në tërësi që është në rënie në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i aksidenteve me fatalitet deri më sot është se kanë humbur jetën 7 persona”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Në vitin 2017 në aksidente të trafikut kanë humbur jetën 119 persona.

Raportin video mund ta gjeni në këtë link. /21Media