Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

69 Vjeçi Vdes në Aksident

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 17:00 në Fshatin Koshtovë të Mitrovicës ka ndodhur një aksident ku ka humbur jetën këmbësori H. A., 69 vjeçar.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, bëhet e ditur se si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e ngasësit të automjetit”, shkruhet në komunikatë.

Sipas Policisë, ndaj të dyshuarit 34 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./21Media