Nenshkrimi i marreveshjes per renovimin e shkolles ne Llashtice, Foto: Komuna e Gjilanit

60 Mijë Euro për Renovimin e Shkollës në Llashticë të Gjilanit

Qeveria e Japonisë, përmes përfaqësuesit të saj politik në Kosovë, ambasadorit, Kiyoshi Koinuma, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për investim në fushën e arsimit, përkatësisht për renovimin e tërësishëm të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Esat Berisha” në Llashticë, në një vlerë mbi 60 mijë euro.

Kryetari Lutfi Haziri, ka falënderuar Qeverinë e Japonisë dhe ambasadorin Koinuma, në përcaktimin e investimit, duke mundësuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit në Llashticë, e që determinon rezultate dhe sukses në process arsimor.

Kurse, ambasadori Kiyoshi Koinuma, ka thënë mes tjerash se investimet e Qeverisë së Japonisë janë të vazhdueshme që nga periudha e pasluftës në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria e Japonisë do të vazhdojë të jetë prezente në nivel të republikës sa u përket investimeve në arsim dhe në fusha të tjera.