Urgjenca e Spitalit të Pejës | Foto: KALLXO.com

6 Të Lënduar-Treni Godet Veturën

Treni ka goditur sonte një makinë në fshatin Jagodë të Klinës, duke shkaktuar lëndimin e gjashtë personave.

Lajmin në lidhje me aksidentin për KALLXO.com e konfirmoi mjeku i Spitalit Rajonal të Pejës Sadri Berisha.

“Rreth orës 19:05 në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës kemi pranuar 6 persona te cilët kanë pësuar lëndime si pasojë një aksidenti”, tha Berisha.

Ai tregoi se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Të lënduarit po trajtohen në emergjencë dhe gjendja e tyre momentale është jashtë rrezikut për jetë. Ende janë duke u bërë ekzaminimet diagnostike,” tha Sadri Berisha.

Aksidentin mes trenit dhe makinës e konfirmoi për KALLXO.com edhe policia në Pejë.

“Mund ta konfirmoj se ka ndodhur një askident në fshatin Jagodë mes trenit dhe një veture. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, eshte njoftuar edhe prokurori i shtetit”, tha  Zyrtari per informim ne Policinë Rajonale të Pejës Driton Rugova.

Edhe në shkurt të këtij viti treni goditi një makinë në Fushë-Kosovë, duke shkaktuar vdekjen e një personi.

http://kallxo.com/treni-godet-veturen-nje-vdekur/

Në janar në Pavlan të Pejës treni shkeli një person, i cili nga lëndimet vdiq.

http://kallxo.com/treni-shkel-nje-person-ne-peje/

Në nëntor të vitit të kaluar një aksident mes një makine dhe trenit ndodhi edhe në Ferizaj.

http://kallxo.com/nuk-respekton-shenjat-ndeshet-trenin/

Në shkurt të vitit 2017 KALLXO.com shkroi për nëntë të vdekur gjatë aksidenteve me trenat për 10 vjet.

http://kallxo.com/nente-jete-te-humbura-per-dhjete-vjet-nga-trenat/