Foto: Ilustrim

6 të Lënduar në Aksidentin në Magjistralen Mitrovicë -Pejë

Një aksident me të lënduar ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia Rajonale e Mitrovicës.

Në këtë aksident, sipas zëdhënësit të Policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti, janë lënduar gjashtë persona.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 12:30, në rrugën magjistrale Mitrovic-  Pejë, segmenti rrugor fshati Runik. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha për KALLXO.com zëdhënësi Avni Zahiti.

Pas ndihmës së dhënë në QKMF Skenderaj, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.