FOTO: ILUSTRIM

59 Aksidente në 24 Orët e Fundit

59 aksidente në trafik kanë ndodhur vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia me anë të raportit të saj ditor ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 59 aksidente.

Sipas raportit, 28 aksidente janë me të lënduar ndërsa 31 aksidente me dëme materiale.

Policia e Kosovës, vazhdimisht ka bërë apel që pjesëmarrësit në trafik të kenë  kujdes në vozitje dhe ti përshtaten rregullave dhe shpejtësisë në komunikacion.