Foto: Ilustrim

54 Infermierë ia Mësyjnë Gjermanisë

Agjensioni për Përkrahje të Punësimit në Kosovë (APPK) njofton se në kuadër të projektit për arsimim dhe aftësim profesional të infermierëve 54 kandidatë nga Kosova do të shkojnë në Gjermani për një trajnim dhjetëditor.

“Ky projekt është prej projekteve të para të cilët u mundësojnë të rinjve kosovarë një migrim legal në Gjermani, me qëllim arsimimi, aftësimi dhe punësimi në Gjermani”, njofton APPK përmes një komunikate.

Sipas Agjensionit, 27 kandidatë  tanimë gjenden në Gjermani ndërsa 54 të tjerë janë në parapërgatitjet e fundit për të shkuar atje.