Mbledhja e qeverisë | Foto: Zyra e Kryeministrit

500 Mijë Euro për Stadiumin “Adem Jashari”

Propozimin për këto mjete në mbledhje e paraqiti ministri i Financave Avdullah Hoti.

Ai tha se stadiumi do të rinovohet në bazë të rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s.

Kryeministri Mustafa tha se stadiumi duhet të rinovohet pasi UEFA dhe FIFA nuk presin.

Pas pranimit në këto organizata evropiane e botërore të futbollit gjatë muajit maj, skuadrat kosovare “Ferronikeli” e “Prishtina” edhe pse e kishin të drejtën të merrnin pjesë në garat evropiane, UEFA nuk ua lejoi këtë për shkak të mospërmbushjes së kushteve.

Më 9 qershor Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës nënshkruan kontratë edhe për renovimin e stadiumit të Prishtinës në vlerën e 3 milionë e 800 mijë eurove.

http://kallxo.com/komuna-e-qeveria-bashke-per-renovimin-e-stadiumit/

Qeveria kishte marrë vendim para më shumë se dy vjetësh për ndërtimin e një stadiumi të ri, por procedurat për të nuk janë askund.

http://kallxo.com/vendimi-qe-26-muaj-procedurat-per-stadiumin-askund/

dje në Emisionin “Jeta në Kosovë” u fol mes tjerash edhe për kushtet e paplotësuara të stadiumeve në Kosovë për ndeshje ndërkombëtare.

http://kallxo.com/hoxha-sanksione-klubeve-per-kriteret/

http://kallxo.com/siguria-politike-kriter-per-kombetaren-e-kosoves/