50 Mijë Euro për Ekspertizën e Rastit Dehari

Qeveria e Kosovës ndau 50 mijë euro për shpenzimet e ekspertizës jashtë vendit në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit.

Propozimin për ndarjen e këtyre mjeteve e dha ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, duke marrë për bazë rekomandimin e Kuvendit për këtë çështje.

Astrit Dehari aktivist i Vetëvendosjes vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor të vitit të kaluar, teksa po mbahej në lidhje me sulmin e gushtit 2016 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Në dhjetor të vitit që shkoi Kuvendi miratoi një rezolutë sipas së cilës familja e Astrit Deharit mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së ose SHBA dhe Qeveria t’i heq të gjitha shpenzimet.

http://kallxo.com/krejt-cka-ndodhi-ne-seancen-per-astrit-deharin/

Prindërit e Astrit Deharit në shkurt të këtij viti thanë se ishin përcaktuar që ekspertizën për Deharin ta kryejnë ekspertë zviceranë nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicrën Franceze.

http://kallxo.com/eksperte-nga-zvicra-pritet-ta-hetojne-vdekjen-e-deharit/