Më 5 Korrik Votohet në KGjK për Kryetarin e Supremes

Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës më 5 korrik u vendos që të votohet për zgjedhjen e kryetarit Gjykatës Supreme të Kosovës.

Vendimi për këtë votim u mor në mbledhjen e sotme të KGjK-së.

Procesi i ri i votimit do të zhvillohet pasi Gjykata Kushtetuese më 12 qershor anuloi zgjedhjen e Enver Pecit në krye të Gjykatës Supreme.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj kërkoi përsëritjen e procesit të votimit për kreun e Supremes, ndërsa rekomandoi disa ndryshime në rregulloren për procesin e votimit.

Në mbledhjen e sotme të Kësillit Gjyqësor të Kosovës u tha se votimi për të parin e Gjykatës Supreme do të bëhet duke respektuar udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjen e Enver Pecit në krye të Supremes, pas ankesës së njërës nga kandidatet për këtë pozitë-Valdete Dakës.

Daka u ankua në mars në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se kishte shumicën votave për t’u zgjedhur kryetare e Supremes.

http://kallxo.com/valdete-daka-ankohet-ne-kushtetuese/

Para se të vendoste për përsëritjen e procesit të votimit në lidhje me zgjedhjen e kryetarit Gjykatës Supreme, Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e kaluar analizoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e zgjedhjes së Enver Pecit.

http://kallxo.com/kgjk-ja-analizon-vendimin-e-kushtetueses-per-enver-pecin/

Përveç vendimit për votim të sërishëm për zgjedhje të kryetarit të Supremes, KGJK-ja vendosi që deri të mërkurën e ardhshme të jepen komentet në draft-rregulloren e re të KGjK-së për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave.