Dekorimi i sheshit në Prishtinë - Foto: Facebook

5 Komuna Kanë Shpenzuar për Dekorim 20 mijë Euro më Pak se Prishtina

37 mijë e 500 euro në total i ka kushtuar dekorimi i qytetit për festat e fund vitit 5 qyteteve të Kosovës: Gjilanit, Vitisë, Podujevës, Istogut e Suharekës.

Këto 5 komuna kanë shpenzuar rreth 21 mijë euro më pak se sa Komuna e Prishtinës që ka shpenzuar 58 mijë euro këtë vit për dekorimin e sheshit.

Komuna e Gjilanit ka shpenzuar këtë vit 9 mijë e 913 euro për stolisjen e qytetit apo 37 euro më pak nga shuma e planifikuar për shpenzim.

Komuna e Vitisë e ka tejkaluar shumën e planifikuar për stolisjen e qytetit. Ata kishin planifikuar t’i shpenzojnë  8 mijë e 610 euro për dekorim, mirëpo në fund kishin nënshkruar kontratë me vlerë prej 9 mijë e 760 euro apo 1 mijë e 150 euro më shtrenjtë se vlera e parashikuar.

Ndërsa njëjtë ka vepruar edhe komuna e Podujevës, e cila ka shpenzuar më shumë se sa që kishte planifikuar. Për stolisjen e qytetit ishin planifikuar 7 mijë e 600 euro, mirëpo janë shpenzuar 8 mijë e 870 euro apo 1 mijë e 270.

E në Istog shpenzimet për dekorim të qytetit kanë qenë vetëm 4 mijë e 20 euro apo 980 euro, më pak se sa shumë e planifikuar që kishte qenë 5 mijë euro.

Edhe Komuna e Suharekës kishte planifikuar t’i shpenzonte 5 mijë euro por në fund kishte nënshkruar kontratë me vlerë prej 4 mijë e 921 euro apo 79 euro më lirë se sa kishte planifikuar.

Ndërsa Komuna e Pejës këtë vit nuk është dekoruar fare për shkak të mungesës së buxhetit.

http://kallxo.com/mungon-buxheti-peja-nuk-dekorohet-per-vit-te-ri/